Flash

Rekordi i Walker, thyen tre herë në 24 orë rregullat anti-korona: "Jam unë që ndihem i ngacmuar"

Lapsi.al 8 May 2020
Rekordi i Walker, thyen tre herë në 24 orë rregullat anti-korona:
Kyle Walker nuk i pëlqen aspak idea e izolimit dhe një muaj pasi theu rregullat duke organizuar një festë me dy eskorta e një mikun e tij (ku kërkoi ndjesë publike për idiotësinë e bërë), mbrojtësi i Manchester City përsëritet: thyen rregullat për tre herë në 24 orë. Nuk i mjaftoi që vizitoi motrën në Rotherham për të festuar ditëlindjen me një grup miqsh (qendroi katër orë), Walker shkoi të takonte prindërit në Sheffield, duke qendruar tek ata për 30 minuta përpara se të kthehej në banesën e tij në Prestbury, në Cheshire, ndërsa ditën tjetër shkoi të bënte një xhiro me bicikletë me një mik. “Është një idiot, kaq e thjeshtë – ka thënë një anonim për The Sun – sa herë duhet ta kapin që të kuptojë mesazhin e të qendrojë në shtëpi? Nuk është më i mirë se të tjerët që tallet me ne që respektojmë rregullat. Shpresoj që policia të marrë masa”. Sipas ligjit, Walker rrezikon 1.000 sterlina gjobë, por për një që fiton 150.000 në javë nuk janë asgjë. Ndryshe nga rasti i prillit, lojtari ka zgjedhur Tëitter për të shpjeguar veprimet e tij ("Shkova tek motra për ti cuar dhuratën e ditëlindjes e ajo më përqafoi për të më kujtuar sa më do, cfarë duhet të bëja? Ta shtyja?") e për tu ankuar për mungesën e konsideratës për ndjenjat e tij ("Është si të jesh vazhdimisht nën testim, më duket vetja si i ngacmuar").

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI