Flash

"Juventus është skuadra më e fortë": De Ligt beson në ëndërrën Champions

Lapsi.al 8 May 2020
"Juventus është skuadra më e fortë": De Ligt beson

Për Juventus është një fiksim prej disa vitesh, për De Ligt një objektiv për të arritur pasi i shkoi pranë me Ajax: trofeu i Champions League. "Të besosh është e rëndësishme - ka komentuar mbrojtësi hollandez -, cdo skuadër do të donte ta fitonte e nuk mund të thuhet se kush do tia dalë në fund. Ne e dimë që jemi të fortë e se kemi kualitetin për tia dalë, por duhet edhe pak fat. Ne do japim gjithcka". Pas një fillimi të komplikuar tek Juventus, De Ligt ka treguar kualitetin e tij: "Jemi skuadra më e fortë në Itali, duam të fitojmë duke sulmuar".

Ndryshimi nga Ajax tek Juventus ka qenë i dukshëm, ashtu si ai nga Eredivisie tek Serie A. Një lojë ndryshe që De Ligt iu desh ti përshtatej më shpejt se parashikohej për shkak të dëmtimit të rëndë të Chiellini: "Të nisje në një skuadër ofensive si Ajax ishte e vështirë: shpesh gjendesha një kundër një me sulmuesin. Në Itali preferojnë të kenë më shumë lojtarë kundër sulmuesve, është ndryshe por ajo eksperiencë më ndihmoi të bëhem mbrojtësi që jam sot - tregoi ai për Uefa.com -. Tani Juventus e teknika janë të rëndësishme. Me këtë trajner është e rëndësishme të nisim lojën nga pas, të avancojmë me kurajë, të tregojmë dëshirën për të luajtur topin. Për ta arritur duhet të kesh teknikë të mirë".

Objektivi është të fitojë Champions League me fanellën e Juventus: "Mendoj se cdo skuadër e ëndërron: janë të gjithë shumë të fortë, por askush nuk e di kush do ta fitojë. Ne do të impenjohemi në maksimum. E dimë se jemi të fortë, kemi kualitet e duhet ta tregojmë në ndeshje. Eshtë pjesa më e rëndësishme, por për të shkuar përpara të duhet edhe pak fat, kështu që nuk e di nëse do ta fitojmë. Por kualitetin e kemi, të shohim cdo ndodhë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI