Flash

Jovic e kanë mallkuar: serbi thyen këmbën vetë në shtëpi

Lapsi.al 8 May 2020
Jovic e kanë mallkuar: serbi thyen këmbën vetë në

Real Madrid, pasi gjithë lojtarët kanë kaluar testin për Koronavirus, do të nisë të hënën stërvitjet individuale, por Zidane duhet të bëjë llogaritë me një dëmtim të rëndë. Luka Jovic është dëmtuar vetë duke u stërvitur në shtëpi: sulmuesit serb i është diagnostikuar një frakturë extra-artikulare në kockën e thembrës së djathtë, që do ta mbajë deri në dy muaj jashtë fushave.

Një sezon i mallkuar për qendërsulmuesin serb, një nga blerjet e forta të fushatës së kaluar të blerjeve të Florentino Perez. Që në verë, në fazën e përgatitjes erdhi dëmtimi i parë (problem në kavilje), pastaj një raport asnjëherë i mirë me Zidane e coi në fund të hierarkisë, aq sa në ndeshjet e fundit e parakaloi edhe Mariano Diaz për në pankinë. 24 prezenca sezonale e vetëm dy gola është bilanci i lodhur i tij. Probleme në fushë, por edhe jashtë: disa javë më parë 22 vjecari u përfshi nga polemikat në Serbi për thyerje të karantinës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI