Flash

Ifab e bën zyrtare: rifillimi i kampionateve me 5 zëvendësime

Lapsi.al 8 May 2020
Ifab e bën zyrtare: rifillimi i kampionateve me 5 zëvendësime

International Football Association Board (IFAB) i ka dhënë aprovimin pesë zëvendësimeve të propozuara nga Fifa për të përballuar lodhjen fizike që mund të shkaktojë 'maratona' e ndeshjeve që do të luhen për të përfunduar kampionatet. Është modifikuar përkohësisht Ligji 3. Për të evituar ndërprerjet e lojës, cdo skuadër do të ketë vetëm tre mundësi për të bërë zëvendësimet. Modifikimi futet në fuqi me efekt të menjëhershëm.

Për kompeticionet që kanë filluar ose do të fillojnë, por që duhet të kompletohet brenda 31 dhjetorit 2020, IFAB ka aprovuar propozimin e Federatës ndërkombëtare për të përfshirë një modifikim të përkohshëm të Ligjit 3, që do të lejojë maksimumi pesë zëvendësime për skuadër. Sidoqoftë, për të evituar ndërprerjet e lojës, cdo skuadër do të ketë vetëm tre mundësi për ti kryer, përvec pushimit të ndeshjes.

Vendimi për këtë modifikim do të mbetet në zgjedhjet e Ligave, ndërsa IFAB e FIFA do të vendosin në një fazë të mëvonshme nëse ky modifikim do të shtrihet edhe për kampionate që përfundojnë në 2021. Në lidhje me turnetë në të cilat është implementuar sistemi VAR, këto kompeticione mund të mos e përdorin sistemin në bazë të vendimeve të organizatorëve të turneve. Sidoqoftë aty ku do të përdoret VAR, të gjithë rregullat, e protokolli, mbeten në fuqi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI