Flash

Serie A në rrezik për tu ndërprerë: 6 raste të reja me koronavirus tek Fiorentina

Lapsi.al 7 May 2020
Serie A në rrezik për tu ndërprerë: 6 raste të reja me

Koronavirus godet fort edhe njëherë Fiorentinën. Pas rasteve të pozitivitetit në mars të Vlahovic, Cutrone e Pezzella, në kampin viola regjistrohen 6 raste të tjerë: "Si pasojë e kontrolleve në laborator kryer pasditen e djeshme, ACF Fiorentina komunikon se janë identifikuar 3 futbollistë e 3 të stafit teknico-sanitar pozitivë me Covid 19. Shoqëria ka vepruar menjëherë sipas protokollit duke i vënë në izolim personat e përfshirë".

"Nesër në mëngjes janë parashikuar për pjesën tjetër të grupit vizitat mjekësore sportive përgatitore në fillim të aktivitetit fakultativ në fushë" vazhdon komunikata. Lojtarët, me sa kuptohet, janë të gjithë pa simptoma e ndihen mirë.

Pikërisht në ditën e takimit mes Figc e Komitetit Tekniko-Shkencor mbi protokollet e rinisjes së stërvitjeve të grupit e të kampionateve, vjen lajmi nga Firence që është vërtetë një goditje e rëndë për futbollin italian në këto ditë paqartësish. Pas rastit të pozitivitetit të gjetur tek Torino të mërkurën, një tjetër goditje për ata që shpresojnë të përfundojnë sezonin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI