Flash

Sekrete të zbuluara: "Ibrahimovic e urrente Cavanin"

Lapsi.al 7 May 2020
Sekrete të zbuluara: "Ibrahimovic e urrente Cavanin"

Ibrahimovic, në karrierën e tij, ka urryer tre ose katër shokë skuadre, një prej tyre është Edinson Cavani në kohën kur të dy luanin tek Psg. Ai që e ka zbuluar është Michael Ciani, bashkëlojtar me sulmuesin e Milan në radhët e Galaxy, në Mls. Sipas asaj që bën të ditur mbrojtësi francez në RMC Sport, Ibra nuk duronte as që dikush nga ekipi të kishte shumë konfidencë me Cavani.

Ciani ka shtruar më pas: "O je me të, ose kundër tij. Ibra më ka rrëfyer se gjatë eksperiencës në Paris është ndjerë shumë mirë me Laurent Blanc e se nuk ka patur problem me shokët e tjerë. I vetmi që nuk ka pëlqyer ka qenë Cavani. Në karrierën e tij ka urryer vetëm tre apo katër kolegë – ka shtuar Ciani – asnjë problem me të tjerët.

Kurioziteti tani është vetëm të mësohet se kush janë të tjerët, që nuk i pëlqenin suedezit. Asnjë dyshim mbi Guardiolën, të cilit nuk i ka kursyer fjalët të rënda në autobiografinë e tij të famshme. Por Pep ka qenë një trajner e jo një shok skuadre, kështu që që ndoshta bëhet fjalë për mbrojtësin amerikan me origjinë nigeriane Onyeëu, me të cilin Ibra pati një përpasje të dhunshme gjatë stërvitjes në Milanello e ndoshta edhe Materazzi, për të cilin ka thënë se priti katër vjet për ta cuar në spital.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI