Flash

Premier League i vret futbollit... emocionin: nuk ka festë pas golit për 12 muaj

Lapsi.al 7 May 2020
Premier League i vret futbollit... emocionin: nuk ka festë pas golit

Pritja është duke mbaruar e të gjithë detajet që të dielën do të vijnë nga kryeministri i Anglisë Boris Johnson do të jenë një hap i mëtejshëm përpara. Premier League, në fakt, vazhdon të studiojë një protokoll efikas për të rifilluar të luajë pavarësisht kaosit të provokuar nga pandemia.

Sipas Telegraph, mes masave të sigurisë të parashikuara do të jetë ajo e ndalimit të pështyrjes në fushë gjatë ndeshjeve e shkëmbimit të fanellave mes futbollistëve në përfundim të ndeshjes. Futbollistët nuk mund të pijnë nga e njëjta shishe e mbi të gjitha nuk mund të përqafohen në rastin e shënimit të një goli. E gjitha kjo duket se do të mbetet në fuqi për 12 muaj.

Shumë, sidomos po të mendosh që futbolli është një sport emocioni dhe si i tillë dëshpërimet e festimet ndahen me shokët e skuadrës. Nuk do të shohim më gjatë një viti përqafimet e një skuadre që shënon një gol vendimtar, nuk do të shohim më një kundërshtar që i jep zemër rivalit të tij: bashkë me mungesën e tifozëve, kjo është humbja më e madhe e futbollit...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI