Flash

Pozitiv edhe pas tamponit të tretë, Sportiello më në fund mposht Koronavirus

Lapsi.al 7 May 2020
Pozitiv edhe pas tamponit të tretë, Sportiello më në fund

Një lajm i mirë për Atalanta e për Marco Sportiellon, tepër i shqetësuar nga si po shkonte situata në lidhje me infektimin nga koronavirus. Portieri, që ishte infektuar nga virusi në 24 mars dhe rezultoi pozitiv edhe në tamponin e tretë, është shëruar më në fund nga Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur klubi bergamask me një komunikatë: "Atalanta B.C. informon se lojtari Marco Sportiello, i nënshtruar dy tamponeve radhazi në harkun e 48 orëve, ka rezultuar negativ me Covid-19".

"Futbollisti, sipas protokollit shëndetësor për atletët profesionistë Covid+ - vazhdon komunikata e Atalantas - do të zhvillojë në ditët e ardhshme të gjithë kontrollet e nevojshme e më pas mund të rifillojë aktivitetin fizik individual. Sportiello ka qenë rasti i vetëm pozitiv me Koronavirus në skuadrën e Gasperini, që të martën ka rifilluar stërvitjen në Qendrën Sportive të Zingonia me seanca individuale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI