Flash

Neymar i aftë në futboll? Psg duhet të shohë në poker: fitoi 100 fish kuotën e regjistrimit

Lapsi.al 7 May 2020
Neymar i aftë në futboll? Psg duhet të shohë në poker:

Kampionati në Francë është ndërprerë përfundimisht e Psg është shpallur kampion në Ligue 1, por lojtarët e klubit parisienë kërkojnë tashmë të kalojnë kohën sa më bukur të jetë e mundur, përvec orëve që janë në stërvitje individuale. Ai që, si zakonisht, në këtë punë është një kampion i vërtetë është Neymar. Braziliani ka dashur të të tregojë se klasin në fushë e ka edhe në tavolinën e poker, madje kaloi pritshmëritë, duke rezultuar edhe më i mirë. O'Ney ka marrë pjesë në një turne online duke u futur me 20 euro e duke dalë me 2300 në xhep.

Nuk është hera e parë që Neymar merr pjesë në një turne pokeri online e nuk është një sekret pasioni i lojtarit për këtë lojë me letra që, gjatë karantinës së detyruar për shkak të Covid-19, është bërë aktiviteti zbavitës i tij i preferuar. Pasion që, përvec atij për futbollin, O Ney e mban të simbolizuar edhe në lëkurë me dy tatuazhe, pa harruar që mes miqve të tij më të ngushtë është edhe Andre Akkari, një lojtar pokeri profesionist.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI