Flash

MSHMS nuk i jep aprovimin rifillimit të futbollit: "Hapje graduale e aktiviteteve sportive"

Lapsi.al 7 May 2020
MSHMS nuk i jep aprovimin rifillimit të futbollit: "Hapje graduale e

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i është përgjigjur zyrtarisht Federatës Shqiptare të Futbollit për rihapjen e aktiviteteve sportive, por përgjigja nuk është nga ato që i pëlqejnë komunitetit të futbollit, në kohën kur është refuzuar me stil protokolli i hartuar nga mjekët e FSHF-së, sipas modelit gjerman në Bundesligë. "Komiteti Teknik i Ekspertëve po punon për protokollet e posaçme për hapjen graduale të aktiviteteve sportive, sipas stratergjisë së ri-hapjes të miratuar nga ky komitet. Në këtë kuadër do të vlerësonim bashkëpunimin tuaj për vijimin e hartimit të protokolleve të posacme nëpërmjet krijimit të një Grupi të Përbashkët Pune. Jeni të lutur të dërgoni përfaqësinë tuaj për të finalizuar hartimin e këtyre protokolleve”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ishte pothuaj e pashmangshme, që në reagimin e parë të autoriteteve shëndetësore, sipas të cilëve protokollin e sigurisë shëndetësore duhej ta hartonin ekspertët e saj, në bashkëpunim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, por edhe përfaqësuesve të FSHF-së, sic edhe u kërkua në përgjigjen e dhënë për institucionin drejtues të futbollit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI