Flash

Dyshimi tronditës, koronavirus që në tetor: "Në Botërorin ushtarak në Wuhan u sëmurëm të gjithë"

Lapsi.al 7 May 2020
Dyshimi tronditës, koronavirus që në tetor: "Në

Në Botërorin ushtarak të Wuhan "u sëmurëm të gjithë, 6 në 6 në apartament e shumë edhe në delegacionet e tjera. Aq sa ekipit mjekësor gati i mbaruan ilacet". Kjo është akuza e skermistit italian Matteo Tagliariol, që tregon atë që ndodhi në tetorin e kaluar, me mundësinë e infektimit nga koronavirus që atëherë. "Kam patur temperaturë e kollë për 3 javë - ka rrëfyer skermisti italian - e antibiotikët nuk bënë asgjë; pastaj e pati radhën djali im e gruaja ime. Nuk jam një mjek, por simptomat duken ato të covid-19".

Deklaratave të Tagliariol i shtohet edhe pentatletja franceze Elodie Clouvel në emitentin televiziv Loire7: "Mendoj që bashkë me Valentin (Belaud) jemi infektuar me koronavirus më parë, sepse ishim në Wuhan për Lojërat Ushtarake. U sëmurëm, ai nuk mori pjesë tre ditë në stërvitje, unë pata probleme që nuk i kam patur kurrë më parë. E kur folëm me një mjek ushtarak, na tha 'Mendoj se e keni patur sepse pjesa më e madhe e delegacionit u sëmur'".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI