Flash

Covid 19 mund të përsëritet: 3 raste të reja e një rikthim i Covid-19 tek Sampdoria

Lapsi.al 7 May 2020
Covid 19 mund të përsëritet: 3 raste të reja e një

Sampdoria, skuadra e Serie A me numrin më të madh të futbollistëve pozitivë në muajin mars, bie sërisht në makthin e koronavirus. "L’U.C. Sampdoria informon se, gjatë kryerjes së testimeve të cilave iu nënshtruan futbollistët, janë shfaqur tre raste të reja pozitivë me Coronavirus-COVID-19 e një rikthim pozitiviteti. Aktualisht janë pa simptoma, e janë futur në karantinë e do të monitorohen vazhdimisht sipas protokollit".

Klubi dorian bie sërisht në makth, pasi mes 12 e 14 marsit të kaluar rezultuan pozitivë ndaj tamponit Gabbiadini, Ekdal, La Gumina, Thorsby, Depaoli, Bereszynski, Barreto e mjeku social Amedeo Baldari. Në 20 prill erdhi edhe lajmi më i mirë se të gjithë të infektuarit ishin shëruar. Por tani erdhi goditje e fortë, sidomos sepse bëhet fjalë për një rast rikthimi: një tunel i gjatë i errët tke i cili nuk duket më dalja.

Shkon kështu në 11, pas rasteve të Torino (1 pozitiv) e Fiorentina (6, nga të cilët 3 futbollistë), numri i futbollistëve që janë infektuar me koronavirus që kur klubet kanë nisur testet përpara rinisjes së stërvitjeve të skuadrave e në një kohë të dytë edhe të kampionatit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI