Flash

Ultrasit e Romës kundër rinisjes, Anna Falchi i 'thumbon': “Frikë se mos fiton Lazio titullin?”

Lapsi.al 6 May 2020
Ultrasit e Romës kundër rinisjes, Anna Falchi i 'thumbon':
Tifozët e Romës, ekzaktësisht ata ultras të sektorit 'Curva Sud' kanë ekspozuar parrullat e tyre nëpër qytet, duke shfaqur dëshirën për të mos e rinisur kampionatin, duke bërë thirrje që prioriteti ti jepet emergjencës sanitare. Në rrjetet sociale kanë shpërthyer polemikat me tifozët lacialë, ku ka ndërhyrë edhe Anna Falchi, modelja-tifoze e famshmë e Lazios që akuzon ultrasit verdhekuq se nuk duan të rifillojë kampionati nga frika se Strakosha e të tjerët mund të fitojnë titullin. Ky është mendimi i 'shoë girl', postuar në profilin Instagram të SportMediaset: “U zgjova kështu. Sot e kam me tifozerinë e Curva Sud. Kam lexuar parrulla të disa tifozëve romanistë ku kërkohet të mos rifillojë kampionati. Mos është se ne mund të fitojmë titullin e ata jo? Përvec kësaj, nuk e kam me Romën, por me një pjesë të vogël, atë të tifozëve. Nëse do të ishte e kundërta, do të mendonit të njëjtën gjë? Gjithmonë forca Lazio”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI