Flash

Premier League: Rifillimi i stërvitjes shtyhet me një javë

Lapsi.al 6 May 2020
Premier League: Rifillimi i stërvitjes shtyhet me një javë

Rifillimi i stërvitjes në Premier League do të shtyhet edhe me një javë sipas raportimeve të Daily Mail. Të dielën në mbrëmje qeveria angleze lajmëroi fazën 2 të menaxhimit të urgjencës së koronavirusit. Të gjitha klubet kishin planifikuar të rikthehen në stërvitje që nga e hëna 11 maj, por me të gjitha gjasat - shkruan tabloidi - do të duhet të presim javën tjetër. Downing Street fillimisht planifikoi të shpallë masat e reja të sigurisë publike deri të enjten më 7 maj.

Vonesës për shkak të vendimeve të kryeministrit Boris Johnson i bashkohen edhe shqetësimet e paraqitura më herët nga disa mjekë të klubeve, të cilët i kanë shkruar drejttuesve të futbollit anglez, duke shprehur dyshime dhe duke kërkuar sqarime mbi përgjegjësitë dhe sigurimet dhe gjithashtu duke folur edhe për "rrezikun e vdekjes".

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI