Flash

Moratti, replikë cinike me Agnelli: "Ka diferencë mes mashtrimit dhe virusit"

Lapsi.al 6 May 2020
Moratti, replikë cinike me Agnelli: "Ka diferencë mes mashtrimit

Dicka është calciopoli, një tjetër gjë është koronavirus. Ish-pronari i Inter Massimo Moratti replikon ashpër me presidentin e Juventus Andrea Agnelli në lidhje me 'like' që ai vendosi në postimin e një tifozi që nuk donte titullin pa mbaruar sezoni, sepse Juve nuk është si Inter. "Ka një diferencë të vogël. Atëherë bëhej fjalë për mashtrim, këtu është një virus që ka paralizuar botën", ka thënë Moratti në një intervistë për Gazzetta dello Sport.

Moratti kujton edhe një herë etapat e Tripletës 2010, duke nisur nga 5 maji. Datë që në fakt të sjell në memorie atë ditë të mallkuar të 2002 për zikaltrit, kur humbën titullin në javën e fundit të mundur 4-2 nga Lazio: "Asgjë nuk harrohet në futboll, ai 5 maj mbetet. Edhe pse pastaj Milito e bëri më pak të hidhur". Titulli në Siena, mbrëmja e Madrid, por më parë ajo e Barcelonës ("Në mënyrë emotive Champions e fituam në Camp Nou, ndeshja më dramatike e jetës sime".

Pastaj në intervistën për Gazzetta, Moratti nuk mund të mos fliste për Mourinho e rolin e tij, lamtumirën e Special One e meritat e Mancini ("Të shumta"). Ndërsa për aktualitetin e klubit zikaltër, ish-pronari e ka kryqëzuar merkaton, ndoshta jo rastësisht, me bardhezinjtë: "Titulli? Tani nuk është një prioritet. Ëndërra Tripletë e Juves? Tonën nuk na e merr dot askush. Lautaro mund të largohet nëse vjen Messi, jam dakord. E nëse Leo është i pamundur, në vend të Toro do të doja Dybala".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI