Flash

"Fytyra ime i thotë të gjitha": pas 46 ditësh Dybala i shënon 'gol' Covid 19

Lapsi.al 6 May 2020
"Fytyra ime i thotë të gjitha": pas 46 ditësh Dybala i
Tani është zyrtare, Paulo Dybala është shëruar përfundimisht nga Koronavirus. Argjentinasi, ka lajmëruar Juventus përmes një komunikate zyrtare, "ka kryer sipas protokollit kontrollin e dyfishtë me tampone për Covid 19: testet kanë dhënë rezultat negativ. Lojtari është shëruar dhe nuk është më në regjimin e izolimit në shtëpi". Një lajm i mrekullueshëm që mbërrin pas njoftimit në 21 mars për infektimin e tij. Prej disa javësh, gjendja e sulmuesit bardhezi ishte shumë e mirë, por tani erdhi konfirmimi. Njëkohësisht me lajmërimin e bërë nga klubi, vetë Dybala ka shprehur gëzimin e tij me një mesazh në Instagram: "Fytyra ime i thotë të gjitha: më në fund i shëruar nga Covid-19". "Në javët e fundit janë thënë shumë gjëra - ka shtuar Dybala - por tani mund të them më në fund se jam shëruar: faleminderit edhe njëherë të gjithëve për mbështetjen e marrë dhe një inkurajim të gjithë atyre që po përballen akoma me këtë virus. Një përqafim të gjithëve".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI