Flash

Darka romantike me Sharapovën dhe "ajo ndeshje kur luajta i dehur": Djokovic tregon momentet pikante

Lapsi.al 6 May 2020
Darka romantike me Sharapovën dhe "ajo ndeshje kur luajta i

Kampion, por edhe personazh. Novak Djokovic nuk humb rastin gjatë lidhjeve direkte në Instagram, me kolegë, miq e rivalë, për të dhuruar gjithnjë ndonjë perlë. Në bisedën e fundit "ballë për ballë" me Maria Sharapova, serbi ka zbuluar një prapaskenë mbi karrierën e tij në Kupën Davis, kur zbriti në fushë dukshëm i dehur në Suedi "sapo kisha fituar trofeun tim të parë Ëimbledon". "Nuk duhej të luaja atë fundjavë, pas të premtes ishim në avantazh 2-0 kështu që në mbrëmje festova. Pastaj të shtunën e pashë veten në fushë … - shtoi Nole - Ta lëmë kështu, shikimi im i topit nuk ishte optimal në atë ndeshje…".

Rrëfimet nuk janë mbyllur me kaq sepse, nga ana e saj, Sharapova ka treguar për një 'mbrëmje romantike' mes të dyve. "Ishte një miks i dyfishtë ekzibicioni - ka rrëfyer kampionia ruse e sapo tërhequr nga tenisi - ti ishe akoma shumë i ri, nuk e di nëse kishte fituar ende ndonjë trofe apo jo. Luanim njëri kundër tjetrit e ti më the që nëse do humbisja duhet të dilja për darkë me ty. E kështu ndodhi! Shkuam në një restorant japonez, ti madje kishe aparatin fotografik e i kërkove kamarierit të na bënte një foto kujtim".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI