Flash

Video shokuese e pezullim, Kalou kërkon ndjesë: "Shtrëngonim duart se ishim të testuar"

Lapsi.al 5 May 2020
Video shokuese e pezullim, Kalou kërkon ndjesë: "Shtrëngonim

Salomon Kalou kërkon ndjesë, pas publikimit të një video në të cilën shtrëngonte duart në dhomat e zhveshjes e filmonte shokët ndërsa testoheshin për koronavirus, duke qeshur e bërë humor me masat anti infektim. Një episod që krijoi një situatë të sikletshme në Bundesligë e që i ka kushtuar pezullimin lojtarit nga Bregu i Fildishtë nga Hertha Berlin: "Nuk duhet ta kisha bërë kurrë atë video, tregoi mungesë respekti e kërkoj ndjesë sinqerisht për këtë - ka thënë lojtari për Kicker - Që kur jemi kthyer nga karantina jemi testuar cdo javë për virusin e nuk kemi patur asnjë lojtar pozitivë nga testet. Përse nuk duhej ti jepnim duart njëri-tjetrit?".

Kalou ka dashur të nënvizojë se është impenjuar gjithnjë të ndjekë sugjerimet e autoriteteve sanitare: "Më vjen keq nëse dhashë idenë se nuk e marr seriozisht Koronavirus. Përkundrazi, jam vecanërisht i shqetësuar për njerëzit në Afrikë. Nuk e mendova, isha vetëm i lumtur që testet tona dolën negativë. Kërkoj ndjesë edhe ndaj atyre që filmova në video, nuk e dinin se po transmetoja direkt. Nuk eci rrugëve duke i dhënë duart njerëzve - përfundoi ai - Mbaj një maskë kur shkoj të bëj pazar, si gjithë të tjerët. Nuk kam qenë kurrë një person që mendon vetëm për vete".

https://www.youtube.com/watch?v=gTNPaLa6mXA

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI