Flash

Revolucion në Premier League: ndeshje më të shkurtra e më shumë zëvendësime

Lapsi.al 5 May 2020
Revolucion në Premier League: ndeshje më të shkurtra e më

Premier League është ende në pritje të aprovimit nga Qeveria për 'Project Restart' që do ti lejojë të nisë sezonin në mesin e qershorit e ta përfundojë në fund të korrikut. Ndërkohë, marrin krahë të tjera ide revolucionare për mënyrën si mund të mbyllet kampionati, si e shpjegon presidenti i Shoqatës së lojtarëve anglezë. "Për momentin nuk dihet asgjë për të ardhmen e futbollit, ka shumë ide për të diskutuar - ka shpjeguar Gordon Taylor -. Ka nga ata që kanë propozuar më shumë zëvendësime, kush ndeshje më të shkurtra se 45', kush insiston për fusha neutrale. Pak rëndësi ka, ajo që duhet është të rinisim të sigurtë".

Mes 20 klubeve të Premier janë shfaqur vizione të ndryshme e krisje e është një grup klubesh që kërkon të mbrojë integritetin e kampionatit në krahasim me fazën e parë, para ndërprerjes nga koronavirus: "Idealisht shumë duan të ruajnë integritetin e Premier pa ndryshime, të kthehemi të luajmë me dyer të mbyllura si në shtëpi ashtu dhe në transfertë, por cfarë do të ndodhë rregulli bazë duhet të jetë i njëjti: të bëjmë me siguri" ka shtuar numri 1 i PFA për BBC.

Në lidhje me shqetësimet e shprehura nga Sergio Aguero, që frikësohet për shëndetin e familjarëve në rast rikthimi të nxituar: "Sergio është një lojtar i nivelit të lartë e ka të drejtë të thotë mendimin e tij - vazhdoi Taylor - Nuk bëhet fjalë për frikë, është cështje të jemi plotësisht të informuar nga ana e autoriteteve kompetente për të garantuar se është sa më i sigurtë rikthimi. Futbollistët janë sportistë profesionistë e, natyrisht, janë të preokupuar për sigurinë e tyre, nuk janë budallenj e as naivë, kështu që duhet të jenë komodë: rikthimi duhet të jetë i sigurtë e është një zgjedhje e tyre".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI