Flash

Courtois agresiv për ndërprerjen finale të Liga: “Barça kampion? Real ishte më i fortë”

Lapsi.al 5 May 2020
Courtois agresiv për ndërprerjen finale të Liga:

“Nuk është e drejtë që Barcelona të fitojë titullin, Real ishte më i fortë”. Një mesazh i fortë dhe i qartë ai i shprehur nga Thibaut Courtois, portieri i Real Madrid e kombëtares belge, në një intervistë për televizionin publik belg.

“Jemi vetëm dy pikë larg nga katalanasit e mund të jemi kampionë — ka shpjeguar Courtois —. Nuk do të ishte e drejtë nëse do tia japin fitoren Barcelonës. Në përplasjet direkte kemi fituar e barazuar. Është ndryshe rasti i Liverpool në Premier, me shumë pikë diferencë. Por ne kemi vetëm dy. Më pëlqen të mbaroj kampionatin, mungojnë 11 ndeshje”.

“Duket se nesër në mëngjes do të vizitohemi për të mësuar nëse e kemi patur apo jo Covid-19 — ka vazhduar portieri —. Kështu, në teori, javën e ardhshme mund të dalim individualisht në qendrën teknike të Real në Valdebebas, por kjo nuk do të thotë se mund të stërvitemi. Varet nga vendimet e klubit e të qeverisë. E vetmja gjë e sigurtë është se këtë javë do të vizitohemi”.

“Frikë nuk është fjala e duhur — saktësoi Courtois —. Unë vazhdoj të shoh fëmijët e mi. Nëse ende nuk jam infektuar, nuk e përjashton të ndodhë në të ardhmen e të infektoj edhe të tjerë. Ka raste njerëzish të rinj të infektuar kështu që është e sigurtë se kam shqetësim”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI