Flash

Tronditet Bundesliga: testohet lojtarët e 36 klubeve, 10 pozitivë me koronavirus

Lapsi.al 4 May 2020
Tronditet Bundesliga: testohet lojtarët e 36 klubeve, 10 pozitivë me

Në prag të një rinisje gjithnjë e më të mundshme, lojtarët e stafet teknike të 36 klubeve të Bundesligës 1 e 2 i janë nënshtruar të enjten e kaluar testeve të para për koronavirus, të detyrueshme për të rifilliuar stërvitjet në grup. Si ka bërë të ditur Liga e futbollit gjermane, 10 raste infeksioni janë evidentuar e sinjalizuar tek autoritetet sanitare. Për të gjitha ata ka nisur karantina. Gjatë javës është parashikuar një tjetër valë tamponesh.

Testet e përafruara janë parashikuar për të parandaluar, sa të jetë e mundur, që personat e infektuar të stërviten me grupin tjetër të lojtarëve, duke i sëmurë edhe ata. Objektivi i përgjithshëm është të garantohet kujdesi maksimal në bazë të masave të detajuara të distancimit, higjenës e monitorimit të vazhdueshëm. Një nga qëllimet e raundit të dytë të testeve është të reduktojë mundësinë e "negativëve falsë" që nuk mund të përjashtohen kurrë plotësisht.

Protokolli i ashpër parashikon edhe teste vullnetarë për familjet e futbollistëve. Kur të kthehen stërvitjet në grup, që kërkon autorizimin e autoriteteve lokale, dy teste në javë do të programohen me intervale të rregullt. Liga e Futbollit shpjegon se testet e kryera në ditët e kaluara kanë patur qëllim të japin siguri e të mbrojnë lojtarët sa më shumë të jetë e mundur gjatë stërvitjeve të skuadrës ose gjatë ndeshjeve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI