Flash

Mjekët e Barcelonës japin alarmin: "Do ketë 5 deri në 10 dëmtime gjatë muajit të parë"

Lapsi.al 4 May 2020
Mjekët e Barcelonës japin alarmin: "Do ketë 5 deri në

Alarmi mbërrin nga Spanja e nga një raport i mjekëve të Barcelonës. Sipas të përditshmes iberike As ka shumë preokupim në klub për shëndetin e lojtarëve të tyre. E këtë herë nuk bëhet fjalë për koronavirus, por rrezikun e lartë të dëmtimeve në rast se aktiviteti rinis pas këtyre dy muajve të gjatë. Parashikimet më optimiste tregojnë mundësinë e pësimit "nga pesë në dhjetë dëmtime" gjatë muajit të parë të ndeshjeve. Raporti vendos theksin në mënyrë të vecantë në punën parandaluese gjatë fazës së rehabilitimit "në muskujt e pasëm të kofshës e në artikolacione".

Ekzistojnë motive të ndryshme për të arritur në një parashikim kaq pesimist: një periudhë prej dy muajsh mbyllje me pasoja të paevitueshme në formën fizike, stërvitje e pamjaftueshme për shkak të protokollit të vendosur nga Liga, mungesa e miqësoreve. Por edhe pak kohë në dispozicion për të rikuperuar lodhjen nga njëra ndeshje në tjetrën - flitet për maksimumi 72 orë - e temperaturat e larta. E gjitha kjo e rënduar edhe për shkak të sforcimit mendor, që do të jetë e përqendruar në fazat vendimtare të kampionatit e Champions të përqendruar në dy muaj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI