Flash

Faza 2 në Itali: Sassuolo në fushë, Bologna e Inter nesër, Roma kryen vizitat mjekësore

Lapsi.al 4 May 2020
Faza 2 në Itali: Sassuolo në fushë, Bologna e Inter nesër,
Ashtu si u lajmërua të shtunën, Sassuolo ka rinisur stërvitjet individuale mbi bazë fakultative në Mapei Football Center. Nën vëzhgimin e një preparatori, janë kryer vrapimet e para e ushtrimet për të rifituar konfidencën me terrenin e lojës pas periudhës së gjatë të izolimit të diktuar nga emergjenca Koronavirus. Në grupin e parë të lojtarëve bënin pjesë Rogerio, Magnani e Djuricic. Edhe Faza 2 e Romës ka nisur. Mëngjesin e sotëm, disa lojtarë verdhekuq kanë mbërritur në Trigoria për vizitat mjekësore. I pari që mbërriti ishte portieri Pau Lopez, i ndjekur nga Edin Dzeko në drejtimin e një Bentley e me maskë në fytyrë. Kontrolle fizike për lojtarët që do të vazhdojnë deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja skuadra e Fonseca do të nisin stërvitjet individuale ose në grupe prej maksimumi pesë lojtarë në tre fushat e qendrës sportive verdhekuqe. Programi i vizitave parashikon prova nën sforcim, ekokardiograma, teste kardiologjie të nivelit të parë e të dytë, testin sierologjik, analizat e urinës e ato të gjakut. Pastaj nga e enjtja lojtarët do të ndahen në grupe e breza orari për të nisur punën fizike në fushë. Shumë vrap e pak punë me topin për të arritur gati në 18 maj, datë në të cilën duhet të rikthehen stërvitjet si skuadër.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI