Flash

Rangnick mund të mos vijë i vetëm tek Milan, por vendos kushte: "Dua influencë"

Lapsi.al 3 May 2020
Rangnick mund të mos vijë i vetëm tek Milan, por vendos kushte:

Prej muajsh flitet tashmë për Ralf Rangnick si trajneri i ardhshëm i Milan e tekniku gjerman, i intervistuar nga Mitteldeutsche Zeitung, nuk ka mohuar interesimin e kuqezinjve, por ka nënvizuar se situata aktuale botërore mund të ndryshojë cdo gjë: "Ka patur një interesim të Milan, por me koronavirus janë shumë gjëra për tu marrë në konsideratë, përvec të mendosh nëse Ralf Rangnick është njeriu i duhur për ta, apo anasjelltas".

Drejtuesi i grupit Red Bull, ish-tekniku i Leipzig e Schalke, ka shpjeguar edhe cfarë pret nga eksperienca e tij e ardhshme, duke përjashtuar se dëshiron të marrë pjesë në cështje financiare: "Varet gjithnjë nga klubi, por nuk jam i interesuar për aspektet financiare. Për mua është e nevojshme një lloj influence, që nuk ka lidhje me pushtetin, edhe pse në disa situata ke nevojë për të për ti cuar gjërat përpara. Më kujtohen ditët e para tek Leipzig: nuk kishte fizioterapistë, doktorët kishin ikur, asnjë teknik. E sezoni duhet të fillonte për dy javë. Duhen vendime të shpejta: në fillim punësova Alex Zorniger, pastaj zgjodha dy fizioterapistë të rinj e dy doktorë të tjerë në pesë orë. Alexander Sekora mi rekomandoi të tjerët. Nëse do ta mendoja teorikisht të shkoj në një vend tjetër, duhet të kem mundësitë ti bëj gjërat në këtë mënyrë", ka përfunduar gjermani për të cilin muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për të ardhmen e tij, por edhe Piolit.

Prej pak ditësh emri i Timo Werner, yllit të Leipzig, është afruar edhe me Milan e për të cilin Rangnick, që e njeh mirë, ka deklaruar: "Njoh gjithë familjen e tij, edhe e fejuara e tij di ta këshillojë shumë mirë. Duhet të vazhdojë të përmirësohet, sidomos në rendiment. Do isha i lumtur nëse do qendronte, por nëse largohet Timo duhet të vlerësojë mundësinë që në një klub tjetër të ketë mundësinë të luajë me rregullsi si tek Leipzig".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI