Flash

Pedro, presion Chelsea përmes Romës: "Po vlerësoj ofertat"

Lapsi.al 3 May 2020
Pedro, presion Chelsea përmes Romës: "Po vlerësoj

Në kohën kur cështja që shqetëson më shumë është kur, apo nëse, do të rinisë futbolli, skuadrat kanë filluar të përgatiten për merkaton. Për të gjithë po qartësohet se mënyra më e mirë për tu përforcuar është shkëmbimi, huazimi, apo goditjet me parametër zero: e në të treja Roma ka treguar se di të veprojë me sukses, duke hedhur sytë këtë herë nga sulmuesi anësor i Chelsea Pedro, që shkon në skadencë kontrate.

Sulmuesi spanjoll në vigjilje të qershorit, kur do të jetë një lojtar i lirë, po mendon për të ardhmen. "Duhet të flas me klubin, kam një kontratë deri në 30 qershor - ka zbuluar ai në një intervistë për "El Larguero" në Cadena SER - Jam i hapur të dëgjoj ofertat" ka thënë ish-lojtari i Barcelonës.

Pastaj, mbi emergjencën Koronavirus: "Kur sheh se pjesa më e madhe e lojtarëve që janë infektuar, si Pepe Reina, të thonë sa e rëndë ishte... Duhet ti japim prioritet shëndetit para të gjithave e të shohim si mund të ecim përpara. Shpresoj të kthehemi së shpejti në normalitet, edhe se nuk e kuptojmë akoma si do të influencojë me rikthimin e kompeticioneve".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI