Flash

Paratici tregon piketat e merkatos së Juventus: ja çfarë do të ndodhë me Dybala e Pogba

Lapsi.al 3 May 2020
Paratici tregon piketat e merkatos së Juventus: ja çfarë do

Fabio Paratici përcakton të ardhmen e merkatos së futbollit pas emergjencës koronavirus. E bën duke imagjinuar një skenar krejt të ri. "Mendoj se duhet të jemi kreativë e fleksibël për merkaton - ka shpjeguar ai për SS24 -. Nba është një model me shumë shkëmbime nga ku mund të marrim shembull". E natyrisht prej njeriut të merkatos së bardhezinjve priten deklaratat në lidhje me cështjet më të nxehta për tifozët: "Pogba? Eshtë një lojtar i madh, por tani është një operacion i vështirë. Ka më pak klube të gatshëm të negociojnë paga të tilla - ka shtuar ai -. Dybala duam që të qendrojë gjatë me ne".

"Për rinovimet e Chiellini e Buffon tashmë jemi në fund - ka sqaruar drejtori sportiv i Juventus -. Fatkeqësisht emergjenca ka ndërprerë të gjitha komunikimet, por shpejt do të rinisim të diskutojmë". Paratici nuk e fsheh se ka një ngërc në lidhje me të ardhmen e Gonzalo Higuain, por mundohet ta justifikojë sulmuesin: "Kur u nis ishte shumë i shqetësuar në përgjithësi. Eshtë një djalosh special, shumë i ndjeshëm e cështjet familjare e kanë goditur. Gonzalo po bën një sezon të jashtëzakonshëm e shpresojmë të vazhdojë kështu edhe për vitin që i mbetet në kontratë me ne", ka shtuar drejtori bardhezi.

"Këtë verë do të ketë më shumë një miks kontaktesh me skuadra italiane e të huaja. Chiesa, Tonali, Castrovilli janë profile shumë interesante - zbuloi ai -. Në këto momente Kombëtarja po bëhet një vitrinë e bukur për futbollistë të tillë" shpjegoi Paratici, që në lidhje më zërat mbi një shkëmbim të mundshëm Arthur-Pjanic ka mohuar me delikatesë: "Në këtë moment flasim me shumë klube për të saktësuar pozitat e për tu konfrontuar mbi lojtarë që na interesojnë. Por janë vetëm fjalë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI