Flash

Mister e konspiracion në Inter-Juve 2018: "U zhduk audio e Orsatos për Pjanic"

Lapsi.al 3 May 2020
Mister e konspiracion në Inter-Juve 2018: "U zhduk audio e Orsatos

Giuseppe Pecoraro kthehet të flasë për herë të parë që pas dorëheqjes si shef i Prokurorisë Federale FIGC në dhjetorin e kaluar. E bën në një intervistë për Il Mattino, duke prekur tema shumë interesante e kontroverse, ku spikat arbitrimi i Inter-Juve të 2018, vit në të cilin Napoli i shkoi fare pranë titullit me Sarri në pankinë.

"Ishte arbitrimi i Orsato në Inter-Juventus që më solli të kisha tensione me botën arbitrale - tregoi Pecoraro -. Kisha dëshmi, nënshkrime, të shoqatave, tifozëve, organizime mbi punën e tij e për të mos gabuar i kërkova zëvendësve të mi nëse ishte rasti të hapja ose jo një procedim".

"Unë nuk besoja se do të gjenim prova dashakeqe e i kërkova Aia-s fillimisht e më pas Lega-s, dialoget audio-video mes Var e arbitrit të asaj ndeshje - ka shtuar ai -. Na i dhanë vetëm në fillim të kampionatit pasues. Por aty ishte surpriza".

"Hapëm file-n e i vetmi episod që nuk kishte audio të regjistruar ishte i vetmi që kishte rëndësi: ai mes Orsato e Var që kishte cuar në mungesën e kartonit të kuq për Pjanic - ka deklaruar ai duke shtuar edhe më shumë polemika për arbitrimin e asaj ndeshje Inter-Juve -. Motivi? Më thanë se nuk ishte e kaq". "Jam i sigurt se nuk ka pasur keqdashje, por unë isha i detyruar të vazhdoj, edhe sepse duhej të jepja përgjigje për ato materiale - përfundoi ai -. Në fund e arkivova dhe kjo është arsyeja pse ka nevojë për më shumë transparencë ".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI