Flash

Lazio vendos duart mbi Vedat Muriqi: kosovari është basti i ri i Igli Tares

Lapsi.al 3 May 2020
Lazio vendos duart mbi Vedat Muriqi: kosovari është basti i ri i Igli

13 gola në 25 ndeshje të luajtura me fanellën e Fenerbahce, duke i shtuar edhe pesë asist, e kanë evidentuar Vedat Muriqin në sytë e klubeve të ndryshme europiane. Qendërsulmuesi i Kosovës i ka ngjitur shkallët me shpejtësi dhe në moshën 26 vjecare (mbushur në 24 prill) është një prej emrave kryesorë në listën e Igli Tares. Drejtori Sportiv i Lazios është në kërkim të lojtarëve për të kompletuar repartin ofensiv e, sipas Gazzetta dello Sport, i ka hedhur sytë mbi Vedat Muriqi, që në fakt ka shumë që e vlerësojnë edhe në Premier League.

Një rrugë e gjatë për ish-sulmuesin e Teutës dhe Besës së Kavajës, skuadrat që e lancuan në futbollin profesionist kosovarin, por pa e kuptuar kurrë potencialin që kishte Muriqi. 3 gola me durrsakët në sezonin 2013-14, nga të cilët 3 në Kupën e Shqipërisë dhe 3 me verdhezinjtë që i besuan në 13 takime. Nga aty nisi aventura e pandërprerë në kampionatin turk në Ligën e Dytë e më pas Superligë ku kulmoi me Rizespor, që pasi e ndihmoi të ngjitej në elitë, realizoi 17 gola në 34 ndeshje në sezonin e kaluar, me një vlerë që tani prek shifrën e 3.5 milionë euro…

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI