Flash

De Bruyne lajmëron largimin nga City: "Shumë dy vjet pa Champions"

Lapsi.al 3 May 2020
De Bruyne lajmëron largimin nga City: "Shumë dy vjet pa

Ethe frike tek Manchester City, në lidhje me merkaton e ardhshme. Kevin De Bruyne është lojtari i parë që sheh në rrezik qendrimin e tij pas vendimit të Uefa-s që ka përjashtuar Citizens nga kompeticionet europiane për dy vitet e ardhshme për shkak të thyerjes së rregullave mbi fair play financiar: "Dy vjet pa Champions do të jenë vërtetë të gjatë, nëse skualifikimi do të ishte për vetëm një vit mund ta mendoja, por dy janë shumë".

Kampioni belg 29 vjecar, kontrata e të cilit me anglezët skadon në 2023 e ka shprehur qendrimin e tij pa lojëra fjalësh: "Po pres vendimin. Drejtuesit na kanë siguruar se do të bëjnë apelim, duke na shpjeguar se janë 100% të bindur se mund të arsyetojnë. Kam besim tek klubi im e pres vendimin, pastaj do të marr vendimin tim për të ardhmen".

De Bruyne konfirmon edhe se ka marrë shumë oferta në vitet e kaluara, por është i lumtur tek City: "Jam i kënaqur: luaj në një nga skuadrat më të mira në botë, luaj në një nga kampionatet më kompetitivë e kjo më pëlqen. Të shohim cdo të ndodhë: edhe në transferimet e mëparshme kam qendruar i qetë. Nuk kam patur probleme e kam pritur momentin tim". E nuk është ky momenti për rinovim: "Asnjë tratativë në vazhdim, nuk di cfarë do të ndodhë: tani është ndaluar gjithcka nga koronavirus, kur të përfundojë sezoni do të shohim nëse do të ketë një mundësi për të ardhmen. Tani nuk është momenti për ta menduar".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI