Flash

Thyen karantinën, arrestohet vëllai i Pastore

Lapsi.al 2 May 2020
Thyen karantinën, arrestohet vëllai i Pastore

Thyerjet e rregullave të vetëizolimit vazhdojnë të konsiderohen veprime të rënda në Argjentinë, duke parë edhe zhvillimet e fundit të pandemisë së koronavirus atje. Kështu, vëllai i mesfushorit të Romës Javier Pastore është arrestuar të premten pasdite në Cordoba për shkak se ka thyer karantinën, gjatë një kontrolli të policisë në Route 38.

Juan Manuel, 27 vjec, ishte duke drejtuar makinën e tij fuoristradë 4×4, së bashku me të motrën Lorena, që kishte një leje të rregullt. Sipas asaj që bën të ditur portali argjentinas "El Diario de Carlos Paz", djaloshi është dërguar në komisariatin e policisë së Carlos Paz ku është mbajtur për rreth dy orë. Afërsisht në 20.30 Manuel është lejuar të kthehet në shtëpi, natyrisht me një gjobë për të paguar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI