Flash

Sassuolo e Bologna i prishin punë Juventus: rebelët e Serie A gjejnë zgjedhje për stërvitjet

Lapsi.al 2 May 2020
Sassuolo e Bologna i prishin punë Juventus: rebelët e Serie A

Në kaosin e stërvitjeve që po trondit Serie A, vjen komunikata zyrtare e Sassuolo, që nga e hëna e ardhshme autorizon lojtarët e tij të zhvillojnë stërvitje individuale në Mapei Center: "U.S. Sassuolo Calcio komunikon se, duke nisur nga e hëna 4 maj, do ti lejohet futbollistëve profesionistë të U.S. Sassuolo Calcio përdorimi i fushave të Mapei Football Center për seanca individuale fakultative".

KOMUNIKATA E SASSUOLO

"Në ndjekje të urdhëresës së 30 prillit 2020 - Dekreti 74/2020 në Rajonin e Emilia Romagna me të cilën, duke nisur nga data 4 maj, do të lejohen, në struktura me dyer të mbyllura, stërvitjet në formë individuale të atletëve profesionistë, edhe të disiplinave sportive jo individuale, në respekt të normave të distancimit social e pa asnjë grumbullim, U.S. Sassuolo Calcio komunikon se, duke nisur nga e hëna 4 maj, do ti lejohet futbollistëve profesionistë të U.S. Sassuolo Calcio përdorimi i fushave të Mapei Football Center për seanca individuale fakultative. Do ti lejohet atletëve ekskluzivisht hyrja në fusha, në respekt të normave të distancimit social, ndërsa do të mbeten të bllokuara hyrjet në strukturat e Qendrës Sportive (dhoma zhveshje, palestra, zyra). Në seancat individuale, që do të zhvillohen në orët e mëngjesit, nga e hëna në të premten, me përdorimin e tre fushave, do të jenë prezentë 6 atletë në orë (një atlet për cdo gjysëm fushe), por nuk do të jetë prezent stafi teknik, ndërsa do të garantohet një shërbim sanitar emergjence".

BOLOGNA RINIS TË MARTËN

Në dritën e urdhëresës së 30 prillit për Rajonin e Emilia-Romagna që lejon nga 4 maji atletët të stërviten në formë individuale e në respektim të normave të distanciamit social pa asnjë grumbullim në struktura me dyer të mbyllura", Bologna "komunikon se duke nisur nga e marta 5 maj lojtarët e skuadrës së parë do të kenë mundësinë të vazhdojnë aktivitetin individual fizik edhe në fushat e qendrës teknike N. Galli". Është kjo komunikata e shoqërisë emiliane. "Do ti lejohet kështu atletëve ekskluzivisht hyrja në fusha, në respektim të normave të distanciamit, ndërsa dhomat e zhveshjes, palestra, zyrat e të gjithë ambjentet do të mbeten të mbyllura. Nuk do të jenë prezentë trajneri e bashkëpunëtorët teknikë", thekson klubi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI