Flash

Karantinë 14 ditore për Uzunin: sulmuesi kuqezi i Lokomotiv Zagreb u kthye nga Shqipëria

Lapsi.al 2 May 2020
Karantinë 14 ditore për Uzunin: sulmuesi kuqezi i Lokomotiv Zagreb u

Me Lokomotiv Zagreb gjërat për Myrto Uzunin po shkonin mirë, jo vetëm për vendin e tretë në kampionat, pas vetëm gjigantëve të Dinamos e Rijekës, por edhe nivelin e përfaqësimeve të bëra nga beratasi, jo pak herë i përfshirë edhe në formacionin e javës. Në 23 ndeshje, sulmuesi i Lokomotiv Zagreb ka shënuar 9 gola e ka dhënë 5 asist, por ndërprerja e kampionatit erdhi kur nuk duhej për lojtarin e kombëtares kuqezi. Uzuni ishte pranë familjes në Shqipëri me lejën e klubit kroat, e tashmë duhet të stërvitet në izolimin 14 ditor sipas protokollit të sigurisë. "Stërvitjen e bëj tashmë në apartamentin tim, pasi u ktheva nga Shqipëria dhe duhet të qendëroj në karantinë. Më vjen keq për ndërprerjen e kampionatit sepse isha në formë të mirë, por tani së pari duhet të kalojmë këtë pandemi globale dhe më pas të mendojmë për futbollin".

E kështu, një mendim për kombëtaren nuk mund të mos i kalonte sulmuesit, që nga i pazëvendësueshëm nën drejtimin e Christian Panucci, nga dita e debutimit, ka humbur disi në hierarkitë e Edy Rejas, ndoshta edhe peng i skemës së teknikut. E megjithatë ajo që kërkon 24 vjecari është të shënojë sa më shumë, pjesa tjetër nuk i takon atij: "Me rikthimin e kampionatit shpresoj të gjejë formën më të mirë e të shënoj sa më shumë gola pasi kjo është detyra ime".

Ashtu si në pjesën më të madhe të vendeve Europiane, edhe në Kroaci pritet tashmë vendimi i qeverisë për të rikthyer skuadrat në fushë. Kampionati është ndërprerë që në mars, por Uzuni shpreson tashmë që më e keqja të ketë kaluar dhe shumë shpejt futbolli do të vihet përsëri në lëvizje: "Situata në Kroaci është e qetë dhe uroj ti kthehemi normalitetit në javët në vazhim pasi lëvizje njerëzish ka por qeveria kroate vazhdon ti ketë shumë gjëra të kufizuara", përfundoi Uzuni.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI