Flash

"I shkatërruar pas Botërorit, me mision tek Inter": Lukaku tregon pse u vesh zikaltër

Lapsi.al 2 May 2020
"I shkatërruar pas Botërorit, me mision tek Inter": Lukaku

Një përmbledhje ekstreme që e bën më të qartë konceptin: "Jam një njeri në mision". Fjalë të thëna nga Romelu Lukaku, në lidhje direkte me Bleacher Report. Sulmuesi i Inter kërkon të shpjegojë mirë ndjesinë e tij, pas një aventure në Manchester ku gjërat nuk shkuan aspak si ai do të donte. Zikaltrit për të janë një pikë nisje, një lëvizje që i ktheu dëshirën për fitore, që në momentin që u transferua në San Siro, duke kërkuar të linte pas shpine sa më shpejt atë zhgënjim të pësuar në gjysëmfinalen e luajtur në Botërorin e Rusisë në 2018.

Nëse e sheh nga jashtë ajo e Botërorit u duk një rezultat i jashtëzakonshëm (eleminuan edhe Brazilin), por pastaj shija e hidhur e asaj që mund të ishte e nuk qe, u ndje fuqishëm. "Isha pak euforik, shkuam në gjysëmfinale e po flasim për një vend të vogël, me vetëm 11 milionë banorë. Dhimbja u ndje një muaj më pas, kur ripashë të gjithë videot e Botërorit. Ai ishte një cast i vështirë, sepse mendon se i shkove vërtetë afër. E kjo gjë më goditi vetëm më vonë. Kur u transferova tek Inter kisha brenda vetes gjithë këtë energji që ndërkohë ishte rritur. E unë isha një njeri në mision".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI