Flash

I shënoi Inter një supergol: Dybala nxjerr fanellën në ankand për bamirësi

Lapsi.al 2 May 2020
I shënoi Inter një supergol: Dybala nxjerr fanellën në

Paulo Dybala nxjerr në ankand fanellën e veshur në ndeshjen kundër Inter, në 9 mars në ndeshjen e fundit (në të cilën shënoi një supergol) para ndalimit të futbollit për shkak të epidemisë, për të ndihmuar spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo. Lajmin e ka bërë të ditur në Instagram vetë argjentinasi, i infektuar nga koronavirus, duke vendosur kështu të marrë pjesë në #TheBiggestGame, inisiativa për të mbledhur fonde, organizuar nga Shirtum, platforma online që lejon të bësh ofertën tënde e të dhurosh përfitimet për luftën kundër Koronavirus.

"Në këtë moment të vështirë dëshiroja të dhuroja fanellën time të përdorur në ndeshjen e fundit të zhvilluar kundër Inter, një ndeshje natyrisht shumë e rëndësishme për mua, për golin e shënuar e për mënyrën si u realizua - shkruan argjentinasi -. Shpresoj të jetë e nevojshme sepse, gjithcka që do të fitohet nga kjo fanellë, kam vendosur ta dhuroj për spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo. Uroj që të mund të jetë ndihmë për gjithë personat që kanë nevojë e i dërgoj atyre një përqafim".

https://www.youtube.com/watch?v=_K29Ly5vsVs

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI