Flash

Del nga koma pas infektimit me Covid 19: lojtari i Montpellier gati të lërë spitalin

Lapsi.al 2 May 2020
Del nga koma pas infektimit me Covid 19: lojtari i Montpellier gati të
Junior Sambia, futbollisti i parë i Ligue 1 pozitiv me Koronavirus e që përfundoi në reanimacion e në koma artificiale të enjten e kaluar, është tani më mirë e do të dalë shpejt nga spitali. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Montpellier. "Më ka telefonuar të martën apo të mërkurën dhe ishte një kënaqësi që i dëgjova zërin - ka shpjeguar Laurent Nicollin për France Bleu Hérault - U trembëm shumë në fillim. Tani është mirë dhe duhet vetëm të pushojë". "I falenderoj të gjithë për mesazhet e mbështetjen" ka postuar mesfushori 23 vjecar, natyrisht i lumtur që lufta kundër Covid 19 mori drejtimin e shpresuar. "Jemi të gjithë kaq të lumtur që ti je më mirë. Shpresojmë të të shohim shumë shpejt në fushë", ka postuar në tëitter Montpellier. Sambia është infektuar me koronavirus javën e kaluar, përpara se të shtrohej të enjten në spitalin Arnaud de Villeneuve të Montpellier e përkohësisht të futej në koma artificiale për shkak të problemeve respiratore e intestinale. Pas ditësh ankthi, më në fund erdhi lajmi i mirë që të gjithë prisnin.
View this post on Instagram

Merci à tous pour vos messages de soutien ❤️

A post shared by JR (@bayanho_jr) on

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI