Flash

Castillejo flet për gjithë lojtarët: "Frikë nga koronavirus, por do kthehemi në fushë"

Lapsi.al 2 May 2020
Castillejo flet për gjithë lojtarët: "Frikë nga

Nga njëra anë frika, në tjetrën dshira e madhe për të rinisur. Samu Castillejo rrëfen për As shpresat e preokupimet. "Më mangon, dua të ndjej fushën. Shpresoj që situata të përmirësohet: është gjëja më e rëndësishme tani - është shprehur ai -. Paolo e Daniel Maldini janë infektuar por e kanë kaluar mirë sëmundjen e për fat janë shëruar: kur virusi të afrohet në këtë mënyrë, ke vërtetë frikë".

Në lidhje me rinisjen e stërvitjeve. "Pres që të jenë kushtet për të luajtur përsëri. Ne alternojmë një ditë stërvitje në video me një tjetër me punën aerobike që na dërgojnë. Kemi nevojë për ca kohë për përgatitjen, në fakt ndihem i lodhur pas punës për forcën".

I pyetur në lidhje me të ardhmen e tij, sulmuesi spanjoll ka pranuar dëshirën për të "qendruar gjatë" tek Milan: "2020 nisi mirë: luajta në cdo ndeshje në një nivel të mirë. Shpresoj të vazhdojmë. Viti i parë ishte i përshtatjes, është vështirë të tregosh vlerën duke luajtur 15 minuta e një ndeshje si titullar cdo dy apo tre javë. Ndryshimi lind gjithnjë kur vihesh në provë, përtej sistemit". Në fakt për Castillejo ndryshimi ndodhi me lamtumirën e Suso e zgjedhjet e Pioli: "Nëse ka besim e të bëjnë të ndihesh i rëndësishëm, futesh në një klimë të mirë me veten".

Faktori Ibra. "Ka qenë madhështor, është një djalë shumë punëtor. Shkon mirë me të gjithë, jashtë fushës është shumë simpatik. Gjatë stërvitjeve di të japë këshilla, ka ardhur për të na ndihmuar: të ndash dhomat e zhveshjes e fushën me të të mëson shumë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI