Flash

Dyshim për pjesëmarrje në baste: Trippier hetohet nga FA

Lapsi.al 1 May 2020
Dyshim për pjesëmarrje në baste: Trippier hetohet nga FA

Probleme të mëdha për Kieren Trippier. Mbrojtësi i Atletico Madrid ka përfunduar në shënjestrën e Football Association për sjellje të keqe me akuzën se ka thyer normat mbi bastet. Në vëmendjen e hetuesve është vënë transferimi i anglezit nga Tottenham tek Colchoneros në korrik 2019. "Nuk kam vënë kurrë bast e nuk kam përfituar kurrë nga bastet" është mbrojtur djathtoshi i kombëtares angleze përmes një komunikate, edhe pse kjo deklaratë mund të mos e shpëtojë ngë rreziku i skualifikimit për 4 muaj.

Trippier do të ketë kohë deri në 18 maj për të prezantuar versionin e tij të fakteve. FA do të prezantojnë kërkesën tek Fifa për të bërë të vlefshëm skualifikimin e tij të mundshëm edhe në Spanjë, ku luan tyashmë mbrojtësi, që ka thyer të njëjtat rregulla si Daniel Sturridge, të cilit në mars i është imponuar një skualifikim për katër muaj, përvec një gjobe prej 150.000 sterlina, për arsye se ka dhënë informacione të vëllait në nëntor 2018 mbi një transferim të mundshëm të tij tek Sevilla, që në fund dështoi.

Trippier, ndërkohë është mbrojtur duke hedhur poshtë cdo akuzë: "Kam bashkëpunuar plotësisht në hetimet e FA në muajt e fundit vullnetarisht, e do vazhdoj ta bëj".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI