Flash

"Chiellini të 'çan dërrasat' gjithnjë": Dzeko zgjedh mbrojtësin më problematik në Serie A

Lapsi.al 1 May 2020
"Chiellini të 'çan dërrasat'

Edin Dzeko rreshtohet në krah të teknikut të tij Fonseca duke shprehur pakënaqësitë lidhur me diferencimin e stërvitjeve për atletët e sporteve individuale (nisin të hënën) e atyre të skuadrës (ende pa datë): "E gjej absurde të mund të stërvitesh në parqe e jo në Trigoria, ku Roma siguron mbrojtjen e duhur".

Sulmuesi, në lidhje direkte në Instagram në profilin zyrtar verdhekuq, konteston disa nga kritikat që lidhen me botën e futbollit: "Thuhet gjithnjë se futbollistët fitojnë shumë, por ka shumë njerëz që punojnë me këtë sport, jo vetëm futbollistët. Nuk duhet folur vetëm për pagat tona, nuk është ajo cështja. Jam dakord me Acerbi e Immobile, vendi më i sigurtë për ne futbollistët është fusha".

Më pas boshnjaku i përgjigjet pyetjeve të tifozëve, duke evidentuar tek "Chiellini, Koulibaly, Skriniar e Acerbi" mbrojtësit më të fortë me të cilët është përballur në Serie A, duke saktësuar: "Chiellini në fakt është një që të 'çan dërrasat' gjithnjë".

Sulmuesi i është kthyer edhe ndjesisë së marrë nga shiriti i kapitenit në krahë, në një skuadër si Roma: "Një krenari, pas kapitenëve të rëndësishëm si Totti, De Rossi e Florenzi. Do të thotë se kam bërë mirë e shpresoj shumë që edhe tifozët të jenë krenar në të njëjtën mënyrë, do të mundohem ti bëj të lumtur".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI