Flash

Sëmundja e Dybala një mister, e fejuara ndryshon versionin: "Nuk është pozitiv, nuk kanë dalë përgjigjet"

Lapsi.al 30 April 2020
Sëmundja e Dybala një mister, e fejuara ndryshon versionin: "Nuk

"Paulo Dybala nuk është përsëri pozitiv, duhet vetëm të presë. Ka për të bërë testet e fundit e të shohim cfarë përgjigje do të japin". Oriana Sabatini, e fejuara e sulmuesit argjentinas të Juventus, ka ndërhyrë në lidhje me vazhdimin e infektimit nga Koronavirus të numrit 10 bardhezi, pasi dje një kanal tv spanjoll kishte pretenduar se Joya ishte pozitiv edhe pas testit të katërt. "Natyrisht nuk e dimë nga vijnë këto lajme, sepse nga ne nuk kanë dalë - ka deklaruar Oriana Sabatini për mikrofonët e emitentit argjentinas Canal 9 - e ashtu si treguam pozitivitetin tonë, me qetësi do themi edhe kur të dalim negativ".

Në lidhje me gjendjen e saj fizike, vajza ka shpjeguar pa u shqetësuar: "Mua testi më rezultoi negativ. Nuk jemi ende të sigurtë 100%, nuk duam të flasim e do të na e konfirmojnë lajmin sapo të kenë informacion. Jemi në pritje, ashtu si të tjerët".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI