Flash

Higuain leksion të rinjve të River Plate: Pipita pothuaj konfirmon zërat e merkatos

Lapsi.al 30 April 2020
Higuain leksion të rinjve të River Plate: Pipita pothuaj konfirmon

Gonzalo Higuain mes të tashmes e të ardhmes. Pipita, që ndodhet në Argjentinë me lejen e Juventus prej më shumë se një muaji për të qendruar pranë të ëmës së sëmurë, ka mbajtur një leksion online për lojtarët e rinj të River Plate nga 12 në 21 vjec, në të cilin i është përgjigjur pyetjeve personale, por sidomos atyre me natyre taktike. Një rast për të rilidhur raportet me klubin ku është rritur, pikërisht në ditët kur flitet shumë për një rikthim të Higuain tek River Plate në 2020, edhe pse i ati ka deklaruar se nuk do të ndodhë përpara skadencës natyrale të kontratës me bardhezinjtë.

Sipas asaj që bën të ditur Olé, Pipita gjatë 1 ore e gjysmë bisedë ka dhënë këshilla të ndryshme kolegëve, që shpresojnë të arrijnë në nivele të larta si ka bërë bashkëkombasi i tyre, por nuk kanë munguar edhe episodet pikante të karrierës së Gonzalos. Sulmuesi i ka këshilluar djemtë të “mos mbeten vetëm në një rol, por ti krijojnë më shumë mundësi vetes”, duke nënvizuar edhe rëndësinë e vlerave si sakrifica e përulësia. Pipita ëshë përgjigjur më pas pyetjeve kurioze të të rinjve, duke folur për emocionet speciale të provuara në dygolëshin e shënuar ndaj Boca Juniors në 2006 ose vështirësitë që ka patur në karrierë për ti bërë gol një portieri si Buffon.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI