Flash

Teoritë/ Kim Jong-un është në vdekje klinike, zyrtarizohet sapo të gjendet pasuesi

Lapsi.al 29 April 2020
Teoritë/ Kim Jong-un është në vdekje klinike, zyrtarizohet

"Kim Jong-un ndodhet në vdekje klinike dhe njoftimi zyrtar për vdekjen e tij mund të vijë pasi lufta për pasuesin e tij të ketë mbaruar". E ka deklaruar këtë për Adnkronos sinologu Francesco Sisci, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Pekinit.

Për momentin, lufta për pasuesin po zhvillohet midis dy kandidatëve që aspirojnë të zënë vendin e 36-vjeçarit: motra e tij, Kim Yo-Jong, e cila duhet të jetë pak më shumë se 30 vjeç dhe që është përfshirë në Byronë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut dhe xhaxhai i tij Kim Pyong i cili është në fakt gjysmë-vëllai i babait të Kim.

"Problemi i tij është se ai ka qenë jashtë vendit për 40 vjet ndërsa Kim Yo-Jong ka pasur duart e saj brenda aparatit për 10 vjet" – thotë Sisci. Edhe pse Koreja e Jugut bëri një deklaratë se lideri i vendit fqinj është “gjallë dhe mirë” spekulimet vijojnë.

“Qeveria jonë është në dijeni të situatës së Kim Jong-un”, - tha Ministri i Unifikimit të Koresë së Jugut Kim Yeon-chul gjatë pyetjeve në parlamentin vendas, por pa dhënë detaje të mëtejshme për arsyet e mungesës së tij të gjatë në publik duke sugjeruar se gjithçka mund të lidhet me frikën nga situata e koronaviorusit.

Thashethemet për shëndetin e udhëheqësit 36-vjeçar të Koresë së Veriut l[indën pasi “Daily NK” me qendër në Seul raportoi më 20 prill se Kim Jong Un po shërohej nga një operacion, duke cituar një burim anonim në vend. Që nga ajo kohë, janë shfaqur teori të ndryshme, përfshirë hipotezën e një distancimi për shkak të shpërthimit të Covid-19 në vend. Një ditë më parë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai kishte një "ide të qartë" për shëndetin e Kim.

Ndërsa Rusia tha se “nuk ka asnjë informacion zyrtar për shëndetin e liderit të vendit komunit" - tha Dmitry Peskov, një zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin. "Ne nuk kemi asnjë informacion zyrtar”, - tha Peskov në përgjigje të gazetarëve që pyetën nëse Moska kishte marrë informacione zyrtare për shëndetin e Kim Jong-un. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI