Flash

Nëse Spanja mbyll kampionatin, Sevilla e detyruar të mbajë Suso: 25 milionë euro për Milan

Lapsi.al 29 April 2020
Nëse Spanja mbyll kampionatin, Sevilla e detyruar të mbajë Suso:

Suso është gjithnjë e më pranë Sevilla. La Liga nuk është shprehur ende për të ardhmen e kampionatit e shpreson akoma të përfundojë sezonin, duke evituar ti dorëzohet koronavirus si Hollanda e Franca. Nëse kjo nuk do të jetë e mundur, do të ketë ndryshim strategjish në merkato dhe një prej tyre, sipas asaj që bën të ditur As, prek edhe aksin Sevilla-Milano. Nëse Liga nuk do të nisë, andaluzianët do të ishin të kualifikuar në Champions League për sezonin e ardhshëm e blerja e sulmuesit anësor spanjoll do të bëhej detyrim.

Automatizmi do të bëhej me zyrtarizimin për ngrirjen e klasifikimit aktual të kampionatit, me klubin andaluzian në vendin e tretë e kështu me të drejtën për tu kualifikuar në sezonin e ardhshëm të Champions. Për Milan janë të siguruara 25 milionë euro. Eventualitet i konfirmuar nga vetë Suso sapo është ngacmuar për mundësinë për të qendruar në Sevilla: "Janë disa opsione për blerjen time përfundimtare, por nëse do të kualifikoheshim në Champions është e sigurtë që do të qendroj".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI