Flash

Serie A, në rast ndërprerje përfundimtare nuk ka fitues e kampionat me dy skuadra plus

Lapsi.al 28 April 2020
Serie A, në rast ndërprerje përfundimtare nuk ka fitues e

Në kohën kur Qeveria, Lega Serie A e Figc janë në punë – pa polemika - për rifillimin e kampionatit, duhet përballur edhe hipoteza për një ndërprerje përfundimtare me gjithë pasojat e rastit, që Gazzetta dello Sport i ka paraprirë. Ngrirja e klasifikimit do të kualifikonte në Europë gjashtë skuadrat e para (për tu vendosur e shtata, duke qenë se Verona ka një ndeshje më pak se Milan), titulli nuk do të dorëzohet, por do të ndryshohet mekanizmi i rënies nga kategoria.

Skenari i parë do të conte me 22 skuadra Serie A 2020/21: nuk do të ketë asnjë të rrëzuar, me promocionin e dy të parave të Serie B, duke anulluar playoff-in. Hipoteza tjetër është rrëzimi i dy të fundit në renditje, me po aq skuadra që vijnë nga poshtë: në këtë rast Serie A do të mbetej me 20 skuadra.

Kapitulli i të drejtave tv është më vete sepse është një nga më delikatët për tu diskutuar. Nëse ndalesa e kampionatit do të vinte nga Qeveria, shoqëritë do të ishin në "pozicion force" edhe kunddrejt sindikatës së lojtarëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI