Flash

Uefa bën 'pasanike' FSHF-në: 4.3 milionë euro të fondit të solidaritetit i shtohen 500 mijë $ të Fifa-s

Lapsi.al 27 April 2020
Uefa bën 'pasanike' FSHF-në: 4.3 milionë euro të

Uefa ka vendosur të ndajë 236,5 milionë euro të destinuara për 55 federatat që aderojnë në organizmin europiane të futbollit për ti ndihmuar të përballojnë krizën e diktuar nga pandemia e Covid-19. Fondi vjen nga programi i asistencës HatTrick, lindur në 2004 me objektiv të mbështesë zhvillimin e disa zonave specifike të sektorit futbollistik në nivel lokal. Në këtë rast, cdo anëtar mund të përdorë kuotën e tij në mënyrën që do ta shohë më të nevojshme, pa asnjë kusht, por mbi bazën e nevojave.

"Sporti ynë po përballet me një sfidë të paprecedentë të diktuar nga kriza e Covid-19 - ka thënë presidenti Ceferin - Uefa dëshiron të ndihmojë anëtarët e saj ti përgjigjen në mënyrën e duhur rrethanave specifike. Kështu, kemi konkorduar që mund të përdoren deri në 4,3 milionë euro për cdo federatë, të paguara për fundin e këtij sezoni dhe atij të ardhshëm, si pjesë e fondit të investimeve. Theksoj se ky është një vendim i përgjegjshëm për të ndihmuar sa më shumë që mundemi. Jam krenar për unitetin që futbolli po tregon gjatë kësaj krize".

Kështu, për Federatën Shqiptare të Futbollit mbërrijnë të tjera të ardhura, që i shtohen atyre të akorduar nga FIFA pak ditë më parë. Një ndihmë e cmuar në kohën, kur sipas llogarive zyrtare të institucionit që drejton futbollin derdhja e muajit të kaluar të bërë nga FSHF për të ndihmuar klubet dhe futbollistët kapi shifrën e 400 milionë lekëve. Sipas asaj që ka komunikuar Sekretari i përgjithshëm i Federatës Ilir Shulku të premten, kërkesa zyrtare është për të rikthyer skuadrat në stërvitje në 2 maj me kampionatin që do të rinisë në 24 maj, në mënyrë që të zbuten sa më shumë të jetë e mundur pasojat e krizës për shkak të pandemisë.

Fifa, në “Planin Marshall” të saj ka vendosur në fakt një brez të parë ndihmash ekonomike për një total prej 150 milionë dollarë në favor të 211 federatave aderuese. Depozitimi i kuotës së dytë për 2020, fillimisht e parashikuar për në korrik, do të bëhet menjëherë. Konkretisht, cdo federatë do të marrë 500.000 dollarë, të përdorshme për të kënaqur detyrimet financiare ose operative që mund të kenë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI