Flash

Ronaldinho kthehet të flasë për burgun: "Autografe nuk m’u ndanë edhe aty, gjëja e parë do puth mamanë"

Lapsi.al 27 April 2020
Ronaldinho kthehet të flasë për burgun: "Autografe nuk

Dicka më tepër se një muaj nga arrestimi për faktin se u fut në Paraguay me një pasaportë falso, Ronaldinho flet për herë të parë me shtypin nga burgu i tij luksoz në hotel Palmaroga të Asuncion, ku po kalon arrestin e shtëpisë, që nga 7 prilli i kaluar bashkë me të vëllain, e rrëfen gjithë eksperiencën e tij me ligjin e ditët e burgut: "Kam besim, lutem gjithnjë që gjërat të shkojnë mirë e shpresoj që kjo të mbarojë shpejt".

Për sa i përket arrestimit, ish-Topi i Artë ka deklaruar se nuk e kishte idenë që pasaportat ishin false: "Mbetëm krejtësisht të cuditur kur zbuluam se dokumentat ishin të paligjshëm. Nga ai moment qëllimi ynë ishte të bashkëpunonim me gjykatat për tu sqaruar".

"Të mësoja se do shkoja në burg më goditi rëndë – shtoi Dinho, duke folur me tre gazetarët e të përditshmes paraguajane ABC Color - Nuk do e kasha imagjinuar të gjendesha në një situatë si kjo. Për gjithë jetën jam përpjekur të arrij nivelin më të lartë profesionist e ti bëj njerëzit të lumtur me futbollin tim". Një pasion e dëshirë që e tregoi edhe në burg me të burgosurit e tjerë: “Të luash futboll, të firmosësh autografë e të bëj foto është pjesë e jetës sime. Nuk kam arsye të reshtja edhe aty, sidomos me persona që po kalojnë një moment të vështirë si unë”.

Në fund një vështrim për të ardhmen: “Gjëja e parë që do bëj sapo kjo situatë të përfundojë do të jetë të puth mamanë time Miguelina”, ka thënë braziliani.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI