Flash

Igli Tare sulmon ashpër ministrin e sportit: "Nuk po e ndihmon futbollin, ndihemi të diskriminuar"

Lapsi.al 27 April 2020
Igli Tare sulmon ashpër ministrin e sportit: "Nuk po e ndihmon

Tek Lazio askush nuk është i kënaqur me mënyrën si po shkojnë gjërat, ose me prespektivën e rifillimit të kampionatit, por deri tani Igli Tare nuk kishte folur ende në lidhje një cështje, ku protagonizmin e kishte marrë presidenti Claudio Lotito e përgjegjësi i mardhënieve me shtypin Diaconale. Këtë herë në fushë ka zbritur drejtori sportiv lazial, që ka sulmuar përmes radios së klubit ministrin e sportit Spadafora: "Ndihemi të diskriminuar. Të mos harrojmë që kanë kaluar dy muaj nga ndeshja e fundit, një ndalesë që nuk është parë kurrë më parë në historinë e futbollit, nuk di cfarë ka në mendje Spadafora. Nuk e di cili është qëllimi i tij, por sigurisht që nuk po e ndihmon futbollin"

Lazio e Juventus janë ndarë në fronte për disa cështje që në hipotezën e rifillimit të Serie A i ka vënë klubet përballë në disa zgjedhje: që nga koha e nisjes së stërvitjeve e deri në mënyrën e përfundimit të kampionatit. E vetmja gjë që bie dakord dy klubet është që turneu duhet të përfundojë: "Kemi nevojë ta përfundojmë këtë kampionat për të mirën e sistemit futbollistik italian" ka shtuar drejtuesi shqiptar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI