Flash

Argjentina thotë mjaft: kampionati ndërpritet përfundimisht

Lapsi.al 27 April 2020
Argjentina thotë mjaft: kampionati ndërpritet përfundimisht

Pas Belgjikës e Hollandës, edhe Argjentina e deklaron përfundimisht të ndërprerë kampionatin për shkak të koronavirus. Lajmin e ka paraprirë në një intervistë për emitentin Tnt Sports, presidenti i Federatës vendase (Afa) Claudio 'Chiqui' Tapia, duke saktësuar se "të gjithë kampionatet janë të përfunduar e nesër ky vendim do të ratifikohet nga Komiteti Ekzekutiv, që do të mbahet në videokonferencë. Do të kthehemi në fushë vetëm kur autoritetet shëndetësore të na japin aprovimin. Me pak fjalë, do të luajmë kur të jetë momenti i duhur".

Gjatë takimit do të përcaktohen edhe kriteret e pranimit në Coppa Libertadores të ardhshme, ndërsa nuk do të ketë rrëzime nga kategoria. Ndeshja e fundiut e kampionatit e luajtur në Argjentinë, para ndalimit, ishte ajo e 10 marsit mes Estudiantes e Racing Club, përfunduar 2-1 për miqtë. Me këtë ndërprerje përfundimtare, aktiviteti duhet të rinisë në shtator, por gjithcka do të varet nga zhvillimi i pandemisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI