Flash

Ronaldo, Fenomeni inkurajues: "Më thanë se nuk do ecja më, pastaj fitova"

Lapsi.al 26 April 2020
Ronaldo, Fenomeni inkurajues: "Më thanë se nuk do ecja më,

"Më thanë se nuk do të ecja më, dukej sikur më hoqën jetën. Ishte në ato momente që limitet e mia u vunë në provë e unë luftova për ti kaluar. E fitova". Janë disa nga frazat e përmbajtjes së një letre që Ronaldo Fenomeni ka shkruar për tifozët e Real Valladolid, klub në të cilin është president, për ti inkurajuar në këtë periudhë të keqe të emergjencës koronavirus. "Jemi të ndarë nga distanca fizike por jam i bindur se nuk kemi qenë kurrë kaq pranë. Jemi brenda shtëpive tona për ne vetë, për ata që duam, për të gjithë ata që as nuk i njohim e për ata që nuk mund të jenë më me ne - vazhdoi mesazhi i brazilianit - Ju shkruaj për tiu falenderuar që jeni aty, për durimin, kujdesin e optimizmin pavarësisht vështirësive, sfidave e humbjet që po përballojmë në këto kohë. Futbolli më ka mësuar shumë gjëra".

"Në fund erdhi momenti, ndoshta më emblematiku i gjithë karrierës sime, në 2002, në Japoni, në finalen e Botërorit. Shënova dy gola kundër Gjermanisë, për vendin tim, ishte kurorëzimi i tërheqjes sime - shkruan Ronaldo - Jam i sigurtë se edhe ti, kur të hedhësh sytë prapa, do të kujtohesh sa herë je ngritur, nga gjithë betejat e tua, sa herë ke arritur ti kalosh, gjatë jetës tënde, për të bërë të mundur të pamundurën e për të arritur ku je, kush je. Jemi bashkë e do të dalim më të fortë nga e gjithë kjo".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI