Flash

Ministri i Shëndetësisë frikson Spanjën: "Nuk mund të them nëse la Liga do të rinisë"

Lapsi.al 26 April 2020
Ministri i Shëndetësisë frikson Spanjën: "Nuk mund

Premtimi për një rikthim të kampionatit në Spanjë përpara verës "do të ishte i pakujdesshëm". Deklarata që ka befasuar gjithë tifozët spanjollë, që prisnin me padurimi lajmin për datën e rinisjes së Liga-s, është bërë nga ministri spanjoll i shëndetësisë, Salvador Illa, gjatë një konference shtypi në lidhje me zhvillimin e pandemisë së koronavirus në vendin iberik.

"Nuk mund të them tani nëse futbolli profesionist mund të rifillojë aktivitetin e tij para verës" ka theksuar eksponenti i qeverisë spanjolle, "do të ishte e pakujdesshme të thuhet nga ana ime". Illa është treguar i balancuar mbi projektin e Liga që ka ndërmend të testojë të gjithë lojtarët për të rifilluar stërvitjet e pastaj ndeshjet, të ndaluar që nga 12 marsi. Koronavirus deri tani në Spanjë ka shkaktuar vdekjen e 23mije personave, ndërsa izolimi është në fuqi deri në 9 maj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI