Flash

"Gati më vranë në një bar në Roma, shpresoj që Prandelli të vuajë": Osvaldo rrëfim pa doreza për të kaluarën

Lapsi.al 26 April 2020
"Gati më vranë në një bar në Roma, shpresoj

Pablo Daniel Osvaldo nuk ka qenë kurrë një lojtar shumë diplomatik në deklarata e intervista e tij e fundit, e dhënë për TNT Sports, e konfirmon këtë: "Një herë isha në një bar në Romë e gati më vranë - ka thënë ai pa zbuluar shumë detaje - Pastaj i kërkova Totti e De Rossi të më shoqëronin për të sistemuar gjërat, nuk jam budalla". Pas kësaj ishte radha e sulmit ndaj ish-trajnerit të kombëtares, Cesare Prandelli: "Kisha bërë 5 ose 6 gola në kualifikuese, isha titullari e kisha numrin 10, por më la jashtë (nga Botërori 2014) sepse gazetat i thoshin që isha argjentinas e duhej grumbulluar dikush tjetër. Shpresoj të vuajë në karantinë".

Osvaldo, që ka filluar së fundmi të luajë në Banfield pas disa vite tërheqje nga futbolli i luajtur, i rriti dozat: "Kur më thirri për të shkuar tek Galatasaray i thashë se nuk do pranoja as për 50 milionë. Gjëja më e shëmtuar ishte se e zbulova nga gazetat që nuk isha grumbulluar, as nuk më mori në telefon. Mbeta keq, përfundova duke qarë, doja të vdisja sepse meritoja të shkoja në Brazil".

Sulmuesi italo-argjentinas, që në Serie A ka veshur fanellat e Fiorentina, Bologna, Roma, Juventus e Inter, rrëfeu vitet në kryeqytet e për raportin e tij me kapitenin, Francesco Totti, për të cilin nuk i kurseu elozhet: "I thosha që sipas meje ishte brinar, sepse nuk mund të ishte kaq perfekt. Kishte një fytyrë të bukur, nuk dua të jap detaje por ishte i pajisur mirë në pjesët intime. E ishte futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur ndonjëherë. E gruaja e tij...Dicka të keqe do ta kishte, apo jo? Por në realitet jo, nuk kishte as brirë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI